Alfabeti Shqip është aplikacionn edukativ për fëmijë, i cili përmban të gjitha shkronjat e alfabetit shqip
me anë të ilustrimeve dhe narracionit atraktiv që e bëjnë aplikacionin shumë të dobishëm për fëmijët
dhe njëkohësisht shumë më të kapshëm për mësim. Mëso duke lozur është qëllimi i këtij aplikacioni
që shërben kryesisht për të memorizuar shkronjat e alfabetit, vjersha, numrat, kuizi, dhe elemente
tjera të përditshmërisë. Për të bërë çdo gjë edhe më atraktive është përdorur muzikë në prapavijë
dhe efekte në mënyrë që fëmiu të ndihet sa më i afërt me teknologjinë e re.
Kategoritë e aplikacionit janë:
Alfabeti:
Në këtë kategori fëmijët shumë lehtë mund të mësojnë shkronjat e alfabetit shqip, me anë të
ilustrimeve dhe me anë të navigimit shumë të lehtë ju mund t’i memorizoni shkronjat. Pra në një
formë paraqet një version të abetares. Secila shkronjë është e ilustruar dhe përmban një element që
i përshtatet shkronjës, poashtu zërimi është tjetër element i rëndësishëm ku fëmijët mund ta
dëgjojnë secilën shkronjë.
Matematikë:
Matematikë, është tjetër kategori e aplikacionit ku fëmijët mund të mësojnë matematikën
elementare. Duke filluar nga numrat, pastaj numratorja ku atyre i kërkohet që të numërojnë elemente
të ndryshme si fruta, kamioneta, topa dhe të japin përgjigjet e tyre në pjesën e poshtme të ekranit.
Radhitja është tjetër veti e kategorisë matematikë ku fëmijëve u kërkohet të caktojnë numrin i cili vie
në radhë pas disa numrave tjerë, me këtë rast ata praktikojnë mësimin e numrave dhe në përgjithësi
matematikën elementare. Mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi jane tjera kategori ku fëmijëve
u kërkohet që të kryejnë veprimet bazike të matematikës dhe përgjigjen e tyre ta japin në njërin nga
opsionet.
Vjersha
Secila vjershë mund të lexohet ose të dëgjohet nga një zë i ëmbël i vogëlushes sonë që i lexon me
shumë dashuri vjershat dhe përrallat tona. Për t’i bërë më atraktive ne për secilën vjershë kemi
vendosur një imazh që përshkon me atë vjershë.
Vjershat që mund t’i gjeni në aplikacionin tonë janë:
• Për një shkronjë
• Lepuroshi
• Akrepat e orës
• Erdhi dimri
• Qingji
• Deti dhe oqeani
• S’ka si ti
• Tullumbace të kam xhan
• Aeroplani
• Të lumshin duart
• Fëmijë
• Ylli vogël lart në qiell
• Ariu
• Zogu hutaq
• Lodrat
• Orët tona
• Gabimet
• Kuizi
Kuizi përbëhet nga pyetje të ndryshme, rreth kafshëve, automjeteve, profesioneve të ndryshme,
numrave, shkronjave etj. Përdoruesi duhet të zgjedh njërën nga tre opsionet për të parë nëse është
përgjigjur pozitivisht ose jo. Opsionet e përgjigjeve janë tëresisht me imazhe për të bërë shumë me
interaktive komunikimin me përdorues.
Duke përdorur këtë aplikacion ju:
1) Do të mësoni shkronjat e alfabetit – Abetare ABC Shqip
2) Do të mësoni shumë vjersha
3) Do të mësoni matematikën bazike
4) Do të zhvilloni intelegjencen
5) Do të ushtroni të mbajturit në mënd
6) Do të jeni më produkiv në mësime
Nëse e pëlqeni aplikacionin ju lutem na vlerësoni me pesë yje.
Për çdo kritikë ose sugjerim ju lutem mos hezitoni dhe na shkruani në bee.apps2@gmail.com